Ballina Lajme VMRO-DPMNE kërkon që Ministri i Kulturës të jap dorëheqje

VMRO-DPMNE kërkon që Ministri i Kulturës të jap dorëheqje

VMRO-DPMNE i bëri thirrje Ministrit të Kulturës, Asaf Ademi, që të japë dorëheqje, ndërsa Ministria urgjentisht të tërheqë programin vjetor për punë kulturore për 2019, njofton Portalb.mk.

“Kultura maqedonase është duke jetuar tragjedinë e saj. Ajo që qeveria e LSDM-së bën me Programin Vjetor për Punën në Kulturë për vitin 2019 është një turp dhe ekziston dyshim serioz për krim “, tha Robert Veljanovski nga VMRO-DPMNE. Sipas tij, Programi Vjetor i Ministrisë së Kulturës është vetëm një shembull i qartë i ndarjes në shoqërinë maqedonase në suaza etnike dhe partiake.

“Mediat kanë njoftuar tashmë se kompania “Medenica “DOOEL import-eksport Shkup, nga Ministria e Kulturës ka marrë një shumë të pabesueshme prej 1.7 milion denarë. Kompania “Medenica” DOOEL import-eksport Shkup u krijua më 27 shtator, disa ditë përpara shpalljes së tenderit të Ministrisë. Vetëm këto të dhëna janë të mjaftueshme për të dyshuar për manipulimin të fondeve buxhetore. A është e vërtetë që në gusht të vitit të kaluar, pak para shpalljes, u formua shoqata “Op-lekka” nga Tetova, e cila mori 100 mijë denarë për ngjarjen “Tetova këndon”? A është e vërtetë që “Elite Events” nga Tetova kanë marrë 400 mijë denarë, por një shoqëri apo shoqatë e tillë nuk mund të gjendet në Regjistrin Qendror? A është e vërtetë që “Zëri Dardanisë” nga Tetova, i cili mori 100 mijë denarë nga ministria, u formua në maj të vitit të kaluar, katër muaj përpara shpalljes së konkursit? “, pyeti Veljanovski.

Ai akuzoi se paratë e qytetarëve dhe llogaria buxhetore e Republikës së Maqedonisë trajtohen si llogari personale e partisë së LSDM-së, e cila shërben për të paguar borxhet e Zaevit ndaj kreditorëve të tij, që janë përgjegjës për ardhjen e tij në pushtet.

“Artistë, institucione dhe festivale të njohura me ndikim të madh në kulturën maqedonase janë harruar nga shteti, të diskriminuar për të paguar koncesionet e Zoran Zaev. Shembull është Instituti Kombëtar Teatri Turk – Shkup, të cilit i është miratuar vetëm një projekt”, tha Veljanovski.

VIDEO bonus:
Loading...