Ballina Aktualitet Shqipëri VIDEO OPINION/ Përgjimet e reja, kush po i nxjerr?

VIDEO OPINION/ Përgjimet e reja, kush po i nxjerr?

Një seri përgjimesh të reja të publikuara nga BIRN dhe Zëri i Amerikës, zbulojnë biseda që kanë në qendër shit-blerjen e votës në Durrës, Lezhë, Kavajë dhe Dibër.

Ka qenë kjo tema që u trajtua edhe mbrëmjen e 31 Janarit në emisionin Opinion, ku një ndër të ftuarit ishte edhe gazetarja Klodiana Lala, autore e artikullit në fjalë.

Për të diskutuar mbi këtë temë, kanë qenë gjithashtu të ftuar analistët Armand Shkullaku dhe Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli, Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PS, Alfred Peza si dhe ish-Ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.

Por përpos debatit të nxehtë që u zhvillua mes të ftuarve mbi një argument të rëndësishëm siç ishte shitja e votës, ecurinë e programit e ndryshoi edhe një dalje live në FB e Kryeministrit Rama.

Pas përplasjeve të forta që kishte patur në kuvend me deputetin demokrat Sali Berisha, në këtë dalje për ndjekësit e rrjeteve sociale, Rama sulmoi sërish Berishën. Ky i fundit, ndërhyri në Opinion në një lidhje telefonike, për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat e Ramës, ngjarje që e mbajti audiencën në nivele të larta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews