Ballina Bota Video/Martesa e rrallë e 91-vjeçares me 35-vjeçaren

Video/Martesa e rrallë e 91-vjeçares me 35-vjeçaren

Një grua 91-vjeçare martohet me një tjetër grua 35-vjeçare. Një histori që duket e rrallë dhe e çuditshme në Tanzaninë e vitit 2019, veçanërisht kur mëson arsyet që i kanë bërë bashkë këto 2 gra. Dhe sigurisht nuk është dashuria.

Tanzania është një vend ku 70 % e popullsisë është krejtësisht e varur nga toka opër të mbijetuar, Gratë nuk kanë të drejtë të trashëgojnë tokë. Për t’i mbijetuar këtij rregulli, gratë e popullit Kuria, në veri kryejnë martesat mes grave. Në këtë mënyrë atom und të mbajnë tokën dhe t’u shpëtojnë abuzimit nga burrat. Në një vend ku 78% e grave janë të abuzuara dhe dhunuara.

I tillë është edhe rasti i 91 vjeçares Robi Werena, e cila i kërkoi dorën 35-vjeçares Robi Ester. Kjo e fundit do të kishte mundësi t’i shpëtonte dhunës së burrit dhe të rriste 4 fëmijët, ndërkohë që e moshuara thotë se me këtë martesë do të mund të trashëgojë emrin edhe pas vdekjes./ M.B (Burimi: Le Monde)

Loading...