Ballina Aktualitet Lajme (VIDEO) Babai gjeti djalin 20 orë pas aksidentit

(VIDEO) Babai gjeti djalin 20 orë pas aksidentit

20 orë nuk kishte asnjë lajm për djalin e tij Sedat Rexhepin, i cili ishte njëri ndër udhëtarët e autobusit i cili u rrokullis mbrëmë.

Prindi i tronditur tregoi se djalin e ka gjet sot në mesditë, në spitalin “8 Shtatori”.

Arsyeja pse nuk ka mundur ta gjejë djalin ka qenë se atë në spital e kanë regjistruar me emër tjetër.

Sedat Rexhepi ka qenë mbrëmë duke udhëtuar nga Shkupi për në Gostivar, duke u kthyer nga puna.

Prindi i Sedatit kërkon ndihmë, nuk e di ku e kam të birin

Më shumë se 15 orë prindi i Sedat Rexhepit po priste lajme për djalin e tij i cili fatkeqësisht ishte njëri nga shumë udhëtarët në autobusin i cili mbrëmë u rrokullis në magjistralen, Shkup-Tetovë.

Ai thotë se i ka vizituar të gjitha spitalet por është e pa mundur të gjejë të birin e vet dhe kërkon ndihmë dhe për ndonjë informacion eventual.

Prindi thotë se emri i Sedatit nuk ishte në listën e të vdekurve dhe kjo pak i ka qetësuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews