Ballina Aktualitet Lajme UTRINSKI FOKUS: Ja kush mund të jetë fajtori për tragjedinë në Llaskarcë!

UTRINSKI FOKUS: Ja kush mund të jetë fajtori për tragjedinë në Llaskarcë!

Pas aksidentit të kobshëm në fshatin Llaskarcë opinioni kërkon përgjigje.

Si është e mundur që autobusi, me shpejtësinë që nuk e kalon 100 km në orë, t`i kalojë tri barriera mbrojtëse çeliku, të ndërtuara sipas standarteve, të rrokulliset dhe të humbin jetën 15 persona. Sa janë të sigurta barrierat mbrojtëse metalike, ndërtimi i të cilave kushtoi miliona euro?

A janë barrierat mbrojtëse në autostradën Shkup – Tetovë ato që i çuan drejt vdekjes 15 pasagjerë në autobusin e “Durmo Tours”? Kjo është dilema e madhe e ekspertëve që kanë si specialitet projektimin e rrugëve.. A do të ketë vullnet, nerva dhe taktikë prokurori kompetent publik që t`i shtrojë çështjet thelbësore dhe ta hap Kutinë e Pandorës për barrierat mbrojtëse metalike në rrugën Shkup – Tetovë: si janë projektuar, a janë vendosur në përputhje me projektin, si u atestuan, kush dha vlerësimin se janë montuar në përputhje me rregulloret dhe sipas standarteve.TetovaNews

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews