Ballina Aktualitet Rajoni TRUPROJA QËLLON ME GRUSHT NË BARK QYTETARIN QË TAKOI BASHËN (VIDEO)

TRUPROJA QËLLON ME GRUSHT NË BARK QYTETARIN QË TAKOI BASHËN (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Pogradecit, ku është shënuar dhe një incident.

Teksa Basha takon qytetarët dhe parakalon në rrugë, dy truprojat e tij kujdesen që ti hapin rrugën dhe ti largojnë njerëzit. Në një moment kreu i PD ndalet nga një qytetar dhe pasi ai i pëshpërit diçka në vesh, Basha tenton të largohet, po ai e mban prej dore.

Në këtë çast ndërhyn një nga truprojat e Bashës, i cili qëllon me grusht në bark qytetarin dhe rikthehet përëri pran kryedemokratit./NewsBomb

https://youtu.be/mBgB58Ka_a0

@tn.lajmelokale
@tetovanews