Ballina Bota Tregimet e shkurtra të Muamar Gadafit

Tregimet e shkurtra të Muamar Gadafit

Kolonel libian Muammar Gadafi , i vetë-shpallur “Udhëheqësi i Vëllazërisë dhe Udhëzuesi i Revolucionit të Libisë”, botoi 2 libra me tregimeve të shkurtra. Ndryshe nga proza e Huseinit, në përgjithësi bihet dakord se Gadafi i ka shkruar vetë ato.

Tregimet e tij, janë përshkruar si “rreshta surreale dhe lumenj të çuditshëm të ndërgjegjes, që padyshim nuk janë dëmtuar nga dora e ndonjë redaktori”, çka është mjaft e saktë. Në një nga tregimet, ai përshkruan kryesisht një qytet, duke renditur se sa fëmijë kanë vdekur në të.

“Dje, një djalosh u vra në atë rrugë. Vitin e kaluar, një automjet që ecte me shpejtësi, goditi një vajzë të vogël që kalonte nëpër rrugë, duke e ndarë trupin e saj në dysh. Ata mblodhën gjymtyrët e saj me rrobat e nënës së saj. Një fëmijë tjetër u rrëmbye nga kriminelët profesionistë”-shkruan Gadafi.

Në një histori tjetër, “Vetëvrasja e astronautit”, sillet rreth besimit të Gadafit, që udhëtimi në hapësirë ​​është diçka qesharake. Në këtë tregim, një astronaut shkon në Hënë. Kur kupton se atje lart nuk ka asgjë, ai shkon në shtëpi dhe vret veten, sepse ai e ka humbur jetën duke shkuar në hapësirë, çka sipas tij është një humbje idiote e kohës. / bota.al

VIDEO bonus:
Loading...