Ballina Aktualitet Lajme Tragjedia në autostradën Shkup-Tetovë, institucionet në alarm

Tragjedia në autostradën Shkup-Tetovë, institucionet në alarm

Aksidenti tragjik me autobusin e linjës Shkup-Gostivar ka ngritur dyshime në opinion nëse organet shtetërore janë ta gatshme për tu ballafaquar me fatkeqësi të përmasave të mëdha. Drejtues të institucioneve thonë se ky rast duhet të shihet si shkëndijë flijimi për përmirësimin e kushteve. Udhëheqësi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, Uka Aliti thotë se nuk disponojnë mjetet e nevojshme për intervenim në raste të aksidentit. Ai kërkon nga organet shtetërore që të investojnë në mjete pune që u nevojiten zjarrfikësve me qëllim që të bëhet intervenim i duhur dhe i shpejt në rastet e ardhshme urgjente.

Nuk jam i kënaqur, po flas nga ajo që di sepse zjarrfikëset nuk kanë mjete pune. Ndoshta dikush ka menduar se nuk do të ndodhin këso gjërash mirëpo ja, na ndodhën edhe këto gjëra që askush nuk i priste një tragjedi të tillë, por unë them ne duhet të jemi të përgatitur edhe për tragjedi ende më të mëdha”. 22-15 “Ne kemi nevojë për një aparaturë apostafate për aksidente të komunikacionit, aparaturë hidraulike të cilat kanë një fuqi jashtëzakonisht të madhe”. 23-58 Shteti duhet të na furnizon neve, ne nuk po kërkojmë mjete luksoze por jemi duke kërkuar mjete për shpëtimin e njerëzve- deklaroi Uka Aliti – Drejtor NJTKZ Tetovë.

Për efikasitet, siguri dhe arritje sa më të shpejtë në vendin e ngjarjes, zjarrfikëset kërkojnë të kenë përfaqësi në çdo komunë. Nga 81 komuna sa numëron e gjithë Maqedonia, vetëm 23 komuna kanë njësi kundër zjarrit

Nga ana tjetër drejtor i urgjencës në Spitalin Nëna Terezë, Ilir Hasani tha se duhet të bëhet analizë e detajuar e aksidentit të fundit dhe të gjenden lëshimet me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale të shëndetësisë.

Unë do të jem kategorik që të kemi konkluzione nga krejt kjo fatkeqësi që ka ndodhur. Në bazë të atyre konkluzioneve ne të veprojmë, respektivisht ta përmirësojmë sistemin dhe të ngrihemi në nivel më të lartë. Një gjë që është shumë e thjeshtë, paramendoni kjo ngjarje të ndodhet një orë rrugë më larg ose dy, në një vend që nuk është i urbanizuar. Si do i transportonim të gjithë ata pacient. Seriozisht e them se kemi nevojë për trajtim të kësaj çështje si në aspektin e shëndetësisë pre-spitalore respektivisht të ndihmës së parë dhe transportit të pacientëve por edhe pas hyrjes në dyert e emergjencës- pohoi Ilir Hasani – Drejtor i urgjencës në Spitalin Nëna Terezë.

Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 50.000 banor duhet që të ketë nga një veturë të Ndihmës së shpejtë. Deri më tani në qytetin e Shkupit kanë funksionuar vetëm 9 auto ambulanca, ndërsa kryeqyteti zyrtarisht numëron mbi 800 mijë banorë, dmth 1 ambulancë në 90 mijë banorë. Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka paralajmëruar se do të pajisen edhe me 12 vetura të ndihmës së shpejtë, 6 prej të cilave do të mbesin në Shkup ndërsa gjashtë të tjera do të shpërndahen nëpër qytetet ku ka më së shumit nevojë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews