Ballina Lajme Tragjedi në autostradën Shkup-Tetovë, rokulliset autobusi me udhëtarë (LIVE+VIDEO)

Tragjedi në autostradën Shkup-Tetovë, rokulliset autobusi me udhëtarë (LIVE+VIDEO)

Numri i viktimave ka arritur në 8, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit. Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu 8 viktima dhe shumë persona të lënduar.

“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitete. Ekipet e policisë dhe ata të shëndetit publik kanë qenë të koordinuar, përfshi edhe zjarrfikësit, për fat të keq janë 8 viktima”, deklaroi Agim Nuhiu, zv ministër i brendshëm.

Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës së autobusit. Megjithatë për informata më të hollësishme do t’ju njohim në vazhdim.


Ekipi i televizionit Alsat jozyrtarisht mëson për tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh. Ndërkaq personat e lënduar po transportohen në Qendrën Klinike në Shkup dhe në Spitalin 8 shtatori në Shkup.

Loading...