Ballina Diaspora Tjetër aksident i rëndë në Itali, 20- vjeçari shqiptar humb jetën (Emri)

Tjetër aksident i rëndë në Itali, 20- vjeçari shqiptar humb jetën (Emri)

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali.
Raportohet se një i ri shqiptar ka humbur jetën.

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në zonën e Ponzanos, ndërsa drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe për pasojë shqiptar humbi jetën.

Dy miqtë e tij mbetën të plagosur.

Aksidenti fatal ndodhi në orën 5 të mëngjesit të kësaj të diele në Merlengo di Ponzano.

Klisman Gjini, banor i Zero Branco, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën. Ai ishte njëzet vjeç.

Të dy djemtë që ishin në makinë me të janë aktualisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën./Express

Loading...