Ballina Aktualitet Kosovë Thaçi: Në Uashington të gjithë flasin me një zë për Kosovën, jemi...

Thaçi: Në Uashington të gjithë flasin me një zë për Kosovën, jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Ai e ka cilësuar inkurajues faktin se si në Uashington të gjithë “flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë”.

“Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime”, ka thënë Thaçi në një postim në Facebook.

“Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë.

Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë.

Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime.

Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona.“- shkruan Thçi në facebook teksa poston një foto nga mëngjesi i lutjeve.

Lutjet e Mëngjesit organizohen çdo vit në SHBA, dhe në to marrin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe mysafirë të huaj.
Përveç presidentit Thaçi, në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga Kosova. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews