Ballina Kronika Tetovë, privohet nga liria 34-vjeçari nga fshati Poroj

Tetovë, privohet nga liria 34-vjeçari nga fshati Poroj

Punonjësit e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, sot (12 shkurt), rreth orës 06 e 30 minuta, në rrugën “Stasho Pinxhur” në Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.K. 34-vjeç nga fshati Poroj.

A.K është i dënuar me tre vjet e gjashtë muaj heqje lirie për vepër penale “Përpunim ilegal, mbajtje dhe tregti me armë dhe materje shpërthyese”.

Pasi është privuar nga liria dhe është mbajtur një kohë të shkurtër në stacionin policor në Tetovë, i njëjti është dorëzuar në Idrizovë për vuajtje të dënimit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews