Ballina Aktualitet Lajme Tetovë, mungon sinjalistika dhe ndriçimi i rrugëve (VIDEO)

Tetovë, mungon sinjalistika dhe ndriçimi i rrugëve (VIDEO)

Në mungesë të vijave të bardha, banorët e rrugës industriale në Tetovë, në këtë mënyrë e kalojnë rrugën. Banorët thotë se në mungesë edhe të ndriçimit, rreth-rrotullimit por edhe mbikalimit ndodhin aksidente sikurse ai i një nate më parë ku nga shtypja me makinë mbeti me lëndime të rënda një 49 vjeç banor i kësaj lagjeje, dhe vozitësi i makinës 24 vjeç nga Poroji i Tetovës.

Shtetin e ka zënë gjumi, akoma rrinë në gjumë. Duhet t`i bëjnë vijat e bardha sepse këtu kalojnë edhe fqinjët që janë andej, pastaj edhe neve jemi me punë këtu. Në rrezik jemi 1000 për qind, ju e patë se unë pastroj dhe duhet të pres 10 minuta për ta kaluar rrugën. Drita s`kemi asnjëherë rrezik edhe nga dritat. Unë e lus Zotin këta të kryesisë t`iu dale gjumi dhe t`i hapin sytë”

Duhet të rregullohen kalimet të bëhet si duhet. Komuna dobët punon sikur nuk ekziston. Pati aksident edhe këtu para ca dite vdiq një person”

Më të shqetësuar janë prindërit dhe nxënësit e Shkollës Fillore “Kirili e Metodi”. Drejtori i kësaj Shkolle Satki Ismaili tha se disa herë kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve lokale, por deri tani të gjitha kërkesat kanë hasur në vesh të dhurdhër.

Ne kemi bë çmos, si drejtor kam bë edhe kërkesa me shkrim për ta rregulluar çështjen e rrugës mbikalimit apo nënkalimit. Ne po e bëjmë tonën por dikush duhet ta bëj të veten. Lehtë është të hidhet faji por fajtor jemi të gjithë. Para ca vitesh patëm nxënësen tonë që i thyen ekstremitetet, patëm një të re nga malësia që e humbi jetën, tani a të presim të ndodh diçka e keqe? Më mirë mos ekzistoj shkolla nëse humbim një jetë- deklaroi Satki Ismaili, drejtor i Sh. F Kirili e Metodi.

Ndaj ankesave të banorëve dhe nxënësve nga Komuna thonë se edhe këtë vit nuk mund të intervenojnë në këtë rrugë për shkak të kufizimit në buxhet.

Vitin e ardhshëm do ta kemi si projekt vjetor sepse sivjet jemi të kufizuar nga Ministria e financave në buxhet dhe presim rekomandime edhe nga institucionet tjera, por aty problem mbetet vozitja e shpejtë- thonë nga Komuna e Tetovës.

Ndërkohë, këtë problem e shton edhe më tepër, mos prezenca e rregullt e policisë, e cila pas kërkesave të banorëve, qëndron një apo dy ditë dhe jo më tepër, ndërsa banorët kërkojnë që patrulla policore në Industriale të jetë e rregullt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews