Ballina Aktualitet Lajme TETOVË, MBAHEN GARAT NË BIOLOGJI, SHKENCA DHE ANGLISHT (VIDEO)

TETOVË, MBAHEN GARAT NË BIOLOGJI, SHKENCA DHE ANGLISHT (VIDEO)

Shkolla fillore “ Kirili dhe Metodij” në Tetovë ka qenë sot nikoqire i garave komunale nga lënda e biologjisë dhe shkencave natyrore, në të cilat gara kanë marrë pjesë rreth 214 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës.

Për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre garave foli drejtori i shkollës fillore “Kirili dhe Metodij” Satki Ismaili.

Udheheqësi i sektorit për veprimtari publike pranë komunës së Tetovës Ahmed Qazimi nënvizoi se garat në lëndë të ndryshme organizohen për të rritur cilësinë në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe këtë vit me organizimin e garave synohet tejkalimi i sukseseve të vitit të kaluar si në nivel, lokal, republikan poashtu edhe në nivel ndërkombëtarë.

Në ndërkohë në shkollën fillore “Naim Frashëri “ sot është organizuar olimpiada ndërkombëtare nga gjuha angleze Hippo 2019. Sipas drejtorit të shkollës fillore “Naim Frashëri “ Xhelal Alili e veçanta e kësaj olimpiade të gjuhës angleze është se nxënësit në këtë olimpiadë garojnë si në të shkruarit poashtu edhe në të folurit të gjuhës angleze.

Përndryshe shkollat e Tetovës si ato fillore poashtu edhe ato të mesme tanimë kanë krijuar një traditë në organizimin e garave në lëndë të ndryshme ku nxënës të shumtë të qytetit tonë na përfaqësojnë dënjësisht edhe në garat republikane dhe ato ndërkombëtare duke fituar vendet e para dhe të dytat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews