Ballina Bota Stuhitë e fuqishme paralizojnë qytetin (VIDEO)

Stuhitë e fuqishme paralizojnë qytetin (VIDEO)

Në Antalja të Turqisë vazhdojnë sërish stuhitë dhe tornadot e fuqishme, të cilat po paralizojnë qytetin. Si pasojë e stuhive dhe tornadove që priten të godasin 5 rajone në qytetit bregdetar turk, autoritetet kanë njoftuar 1 ditë pushim për të gjithë sistemin arsimor duke filluar nga kopshti deri në shkollën e mesme.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “CNN Turk” Guvernatori i Antaljas, Münir Karaloğlu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 12:00.

Sipas medias turke, tornadot e fuqishme pritet të godasin Kemerin, Kumlucan, Finiken, Demren dhe Kashin. Shpejtësia e erës në këto zona pritet t’i kalojë 100 kilometrat në orë.

Stuhitë dhe tornadot që goditën Antaljan në fund të muajit të kaluar lanë dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Video e tornados që godet avionët dhe autobusin e udhëtarëve ka bërë xhiron e botës.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se stuhitë kishin shkaktuar më shumë se 100 milionë lira turke dëme. /tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews