Ballina Kronika “Skllavi” shqiptar në Angli (emri)

“Skllavi” shqiptar në Angli (emri)

“Skllavi” shqiptar i trafikuar nga Europa në Cheltenham të Britanisë. Kështu i referohen mediat britanike një 45-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua më 4 Shkurt pasi u kap në një fabrikë kanabisi.

Bëhet fjalë për Bashkim Hajdarin, i cili akuzohet për prodhim kanabisi në dy shtëpi në Cheltenham. Të mërkurën, ai doli para gjykatës dhe mohoi akuzat, por avokati mbrojtës i tij tha se gjatë pyetjeve në polici e kishte pranuar se ishte përfshirë në prodhimin e drogës së klasit B. Tani Hajdari po mbahet në paraburgim. Një burrë në Belgjikë e kishte dërguar shqiptarin në adresën ku u kap. Ai i tha 45-vjeçarit që të kujdesej për bimët e kanabisit dhe për këtë nuk ka marrë asnjë pagesë. Besohet se Hajdari ka punuar aty që prej Nëntorit të 2018-s.

Nuk dihet se si Bashkim Hajdari ka hyrë në territorin e Britanisë pasi atij nuk i është gjetur asnjë lloj dokumenti. Detaje të reja mbi të pritet të dalin në seancën e radhës gjyqësore që do të mbahet më 13 Shkurt. Bashkim Hajdari u arrestua gjatë një aksioni të policisë britanike të hënën. Ai kujdesej për dy fabrika kanabisi të vendosura në dy shtëpi të ndryshme në të njëjtën rrugë. Gjithsej, autoritetet zbuluan 350 rrënjë kanabisi, 208 në një shtëpi dhe 152 në një tjetër. Mendohet se vlera e drogës në treg shkon në 300.000 Paund./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews