Ballina Aktualitet Lajme Simbolika, ana e fortë e protestës së opozitës (VIDEO)

Simbolika, ana e fortë e protestës së opozitës (VIDEO)

Simbolika kishte një domethënie të forte në protestën e opozitës përpara kryeministrisë. Protestuesit i përcollën mesazhet e tyre edhe me pankarta e lule.

Protestuesit përpara kryeministrisë mesazhet e tyre nuk i kanë përcjellë vetëm me fjalë. Ato i mbanin veshur apo në duar.

Simbolika kishte një domethënie të fortë në protestën e opozites këtë të shtunë. Protestuesit mbërritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me një fotomontazh të kryeministrit Edi Rama e Presidentit të Venezuelës Maduro.

Ndërsa denoncimet e “Zërit të Amerikës” për vjedhjen e votave i kishin kthyer në pankarta. Kur mbërriten para kryeministrisë iu dhuruan karafila efektivëve të policisë.

https://youtu.be/nQ0W_8c5zIs

Si për të përcjellë mesazhin se protesta e tyre do të ishte paqesore formuan dhe një kordon përpara uniformave blu. Bashkë me pankartat me shkrimet “Rama Ik”, “Ky është fundi i hajdutëve” protestuesit valvisnin dhe flamurin kombëtar dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë./abcnews.al

https://youtu.be/CxCkpaQmzng

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews