Ballina Bota “Shtrigat e Putinit” mallkojnë kundërshtarët e Presidentit (Video)

“Shtrigat e Putinit” mallkojnë kundërshtarët e Presidentit (Video)

Revista amerikane Neësëeek publikoi një video që zbulon një anë të errët të riteve të misticizmit që ka inspiruar pushteti i Vladimir Putin.

Murgesha të veshura me me rroba të zeza, bashkojnë energjitë që presidenti Vladimir Putin të jetë i fortë dhe i fuqishëm, duke bërë magji që edhe Rusia të dominojë. Ato janë të ashtuquajturat “Shtrigat e Putinit”.

“Ai që e dëgjon, por nuk dëgjojn, atë që sheh, por nuk e sheh, që ishte dhe do të jetë nuk do t’i harrojë fjalët e mia: Lartësoje forcën e madhe të Rusisë dhe udhëzoje Vladimir Putinin në rrugët e vërtëtë me anë të fjalës time” thotë një nga thirrjet.

Ceremonia mendohet se ka ndodhur në një nga rezidencat në Moskë. Drejtuesja e ritualit Aliona Polina, nuk hezitoi të japë deklarata në media duke thënë se ceremonia zgjati rreth 20 minuta. Në këtë ritual shtrigat jo vetëm që bashkuan enerehjitë për të forcuar Putin, por i ushtruan ato edhe për të dhënë mallkimet e tyre mbi kundërshtarët e presidentit.

Loading...