Ballina Kronika Shqiptarja nga Kosova akuzon se i janë vjedhur 3 mijë euro nga...

Shqiptarja nga Kosova akuzon se i janë vjedhur 3 mijë euro nga doganierët në Aeroportin e Shkupit

Me 08.02.2019 në ora 12.45 në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” nga Stokholmi-Suedi ka udhëtuar A.V.R.E.(47) nga Gllogovci, Kosovë dhe me vendbanim në Suedi, transmeton Almakos.

Gjatë kontrollit të pasaportës iu është lejuar hyrja në Republikën e Maqedonisë, por në ora 13.15 nga ana e të punësuarit të sigurimit të TAV është lajmëruar se ajo ka dëshiruar të paraqes një ngjarje te zyrtarët policor.

Nga ana e A.V.R.E. është lajmëruar se derisa ka qenë duke u kontrolluar bagazhi i saj nga dy zyrtarët doganor iu janë marr 3.000 euro. Me paraqitësen në polici është kryer bisedë dhe personat nga Sektori për përgjegjësi profesionale të Drejtorisë Doganore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews