Ballina Kuriozitete Shqiptarët ndër më ‘koprracët’ në Europë, cilat janë vendet më bujare

Shqiptarët ndër më ‘koprracët’ në Europë, cilat janë vendet më bujare

Vetëm 26 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë. Ndërsa, shqiptarët e Kosovës rezultojnë këtë vit si më bujarët e Ballkanit.

Indeksi Global i të Dhënit 2018, i publikuar së fundmi nga Instituti CAF (Charity Aid Foundation) është etiketuar si studimi kryesues për sa i përket bujarisë. Indeksi rendit 140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.

Sipas specifikimeve, 42 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 108-tët në botë. Nga ana tjetër, 28 % e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 64-tët në botë. Ndërsa sa i përket dhurimit të kohës për vullnetarizëm, 7 % e shqiptarëve kanë dhuruar kohën e tyre për bamirësi ose ndonjë kauzë të ngjashme, duke u konsideruar kështu në 10-tëshen e fundit në botë për këtë indikatorë, përkatësisht të 134-ët.

Më mirë në rajon renditet Kosova e 66-a, e cila ndiqet nga Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 90-ta, Mali i Zi i 116-ti, Serbia e 129-i dhe Maqedonia e 130-i.

Kush janë vendet më bujare sipas Indeksit 2018?
Indonezia kryeson Indeksin Botëror të CAF-it për herë të parë, duke ulur nga ‘froni’ i shumë viteve shtetin e Myanmar, i cili ka rënë në vendin e nëntë pas katër vjetësh në numrin një në Indeks./Monitor

Loading...