Ballina Aktualitet Rajoni Shpërthejnë grindjet, sharjet e fyerjet mes politikanëve në Serbi: Sergej e quan...

Shpërthejnë grindjet, sharjet e fyerjet mes politikanëve në Serbi: Sergej e quan Bucko – Daçiqin, ai i thotë se i vjen era gojës!

Pas ndër akuzave në Twitter, lideri i SPS Ivica Daçiq e ka quajtur liderin e Lëvizjes që Qytetarëve të lirë Sergej Trifunoviqin “ lider të partisë kombi-bus” dhe “rrugaç” që di vetëm të bërtas, të shaj edhe fyej, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq është përgjigjur në të njëjtën masë më fyerjet që i ka nis lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë Sergej Trifunoviq. Me kërcënimin se do ta mbaj mend, artisti dhe politikani isapo promovuar Trifunoviq iu vërsul Daçiq me emrin “Bucko” duke i thënë pse hesht për gjendjen në vend.

“Fëmijë a jeni pushtuar, pa të gjitha shakatë, si i palosur Daçiq dhe nuk jep asnjë intervistë lidhur me gjërat që po ndodhin në vend? Kot, bucko, nuk je i padukshëm dhe nuk do të harrohesh, mos u frikëso” ka shkruar Trifunoviq në Twitter.

Ndërsa Daçiq ka dëshmuar se nuk heshtë dhe e ka quajtur Trifunoviqin se është “cirkusant” dhe ” rrugaç” që i vjen era gojës.

“Pse unë polemizoj me një lider-qiq të sapo promovuar, Ai cirkusant nga Twitter u bë lider i partisë së një kombi-busi dhe asgjë nuk bënë pos erës së keqe. Kam dëgjuar nga kolegët se as dhëmbët si pastron, ai di vetëm të bërtas të lëndoj fyej me ata rrugaç nuk jam frikësuar as me 5 tetor as sot” ka thënë Daçiq.

Ai është i papjekur për politikë dhe do njihte nesër pavarësinë e Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se Trifunoviq është i papjekur për politikë.

“Ai nesër do të njihte pavarësinë e Kosovës, për dallim nga ai unë bëjë gjëra të rëndësishme për vendin, ndërsa lufta për Kosovën është më e rëndësishmja. Për te kjo temë është për përqeshje, sepse ekspres do të nënshkruante pavarësinë e Kosovës. Le ta di se unë dhe presidenti Vuçiq të atillëve nuk ju lejojmë të udhëheqin” ka thënë Daçiq.

@tn.lajmelokale
@tetovanews