Ballina Aktualitet Lajme Shoferi i autobusit dhe familja e tij largohen nga Gostivari

Shoferi i autobusit dhe familja e tij largohen nga Gostivari

Shoferi i autobusit i cili u përmbys në autostradën Shkup-Tetovë, së bashku me familjen e tij ka lëshuar shtëpinë në Gostivar pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në Llaskarcë, transmeton Zhurnal.

Shumë letra ishin adresuar në derën hyrësë të shtëpisë së tij. Fqinjët thonë se ai ka qenë shofer profesional dhe ka qenë serioz në punë.

Prokuroria Publike njofton se ai do të thirret për të dëshmuar për aksidentin fatal. Është duke u kryer ekspertizë e autobusit, përderisa udhëtarët kanë filluar të japin dëshmitë e tyre.

Në mesin e dëshmitarëve është edhe Bejtulla Nuhiu i cili ka marrë lëndime të lehta trupore. Ai mes tjerash thotë se kur autobusi ka kaluar në korsinë e kundërt shoferi ka tentuar ta kontrolloj situatën. Nuhiu ka tentuar t’i ndihmoj por gjithçka ka ndodhur në një moment.

Në këtë aksident kanë humbur jetën 15 persona dhe mbi 30 persona kanë marrë lëndime trupore.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews