Ballina Aktualitet Shqipëri Shkurti vjen me temperatura të larta, por çfarë pritet në ditët në...

Shkurti vjen me temperatura të larta, por çfarë pritet në ditët në vijim

Muaji shkurt ka hyrë me temperatura relativisht të larta dhe jo karakteristike për stinën. Në një alternim vranësirash dhe kthjellimesh, në kryeqytet vlerat maksimale gjatë ditës së shtunës do të mbërrijnë deri në 22 gradë celcius, ndërkohë që vlera minimale nuk do të zbresë poshtë 14 gradëve, sipas Accuweather.

Edhe në ditët në vijim, temperaturat në vend do të shënojnë vlera mesatarisht të larta, ndërkohë që reshje të dobëta shiu dhe vranësira do të ketë gjithë java e ardhshme.

Edhe në zonat malore temperaturat do të vazhdojnë të jenë relativisht të larta deri në 7 apo 8 gradë, ndërsa pritet një rënie e tyre ditën e enjte, sipas Meteoalb.

Megjithatë, duket se këto java të para të Shkurtit nuk do të na sjellin një dimër të ftohtë, por kryesisht të butë e të lagësht.

@tn.lajmelokale
@tetovanews