Ballina Top Lajm Shkupjani që ndërton Fiço elektrike, 100 km me tre orë mbushje (VIDEO)

Shkupjani që ndërton Fiço elektrike, 100 km me tre orë mbushje (VIDEO)

Këto makina nuk mund t’i shihni shpesh në komunikacion. Makina legjendare Fiço ringjallet në këtë garazh. Përveç kësaj pamje të bukur nga jashtë , kjo makinë edhe motorin e ka elektronik. Në fakt, kjo është Fiço-ja e parë elektronike në vend. Procesi i gjithë kësaj makine fillon nga skeleti i makinës, me çka të gjitha pjesët restaurohen.

“Para se të arrijmë në këtë fazë ne i blejmë makinat e vjetra Fiço. Mandej i çmontojmë deri në pjesën e fundit. Që të mund të shohim makinën, ja siç e shihni dritaret janë hequr, motori dhe të gjitha tjerat, që të shohim çfarë mungon që të mund ti zëvendësojmë me pjesë tjera. Mandej i lyejmë dhe i dërgojmë në fazën tjerët ku vendoset motori dhe gjitha pjesët tjera”, Alen Jegeni Përfaqësues AB CLASIK CAR

Për këtë motor elektrik me fuqi prej 20 kw, sipas Alenit është e nevojshme një bateri e sigurt si kjo e Li Fe Po, e cila është me shkallë më të lartë të qëndrueshmërisë.

Kapaciteti i instaluar i baterive është 10,2kw me fuqi nominale prej 102V, ndërsa kapaciteti i instaluar për mbushje është 3kw.

Për ta mbushur baterinë, duhen 3 orë e gjysmë dhe me një mbushje mund të kalohen mbi 100km.

“Fabrika Gjermane Kesler, për fatin tonë të mirë erdhi edhe tek ne në Maqedoni dhe na erdhi shansi që të marrë kjo makinë elektronike etiketën që është prodhuar në Maqedoni”, Alen Jegeni Përfaqësues AB CLASIK CAR

Ideatori i gjithë këtij projekti Milorad Kitanovski tregon idenë për ringjalljen e kësaj marke.

“Dashuria ime për makinat e vjetra është prej kohësh. Meqenëse makinat klasike kanë kufizim të lëvizjes, të themi që në vendet më të zhvilluara të Evropës tanimë kanë kufizim të lëvizjes, ideja ishte që me motor elektronik të mos kemi asnjë ndalesë apo barriera për makinat e vjetra”, Milorad Kitanovski.

Idenë e ekipit BB Classic Cars, e mbështesin disa kompani të specializuara si dhe Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

Projekti është mbështetur edhe për shkak të parimeve të ekonomisë së gjelbër. Është ndjekur me edukim dhe specializim të vazhdueshëm të të punësuarve aktual dhe të atyre të ardhshëm.

Zastava 750 e njohur si “Fiço” është makina më e vogël e prodhuar në ish shtetin jugosllav.

Për të parën herë në treg doli në vitin 1965.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

@tn.lajmelokale
@tetovanews