Ballina Aktualitet Lajme Shkup: Nxënësit dhe profesorët maqedonas vazhdojnë bojkotin kundër drejtorit shqiptar

Shkup: Nxënësit dhe profesorët maqedonas vazhdojnë bojkotin kundër drejtorit shqiptar

Edhe sot nuk u zhvillua mësimi në shkollën e mesme profesionale, “Marija Kiri Skllodovska” në shenjë proteste për emërimin e Blerim Nebiut, për ushtrues detyre, drejtor i shkollës. Për dallim nga dje, sot nxënësit fare nuk ishin në shkollë, ndërsa profesorët qëndronin në sallën e tyre dhe nuk pranuan të takohen me gazetarët, me arsyetimin se për çdo lëvizje do të na njoftojnë me shkrim.

Nga kabineti i kreut të Shkupit, Petre Shilegov prej ku edhe erdhi ky vendim përsëritin qëndrimin e emërimi i psikologut Blerim Nebiu sipas procedurave ligjore. Ndërsa nga Ministria e Arsimit thonë se në këtë dikaster nuk ka arritur asnjë ankesë ose kërkesë lidhur me këtë rast.

Vllado Dimovski, nga Qendra për tolerancë ndëretnike rastin në fjalë e vlerëson si të qëllimshëm dhe të nxitur nga politika. Madje, Dimovski kujton se pikërisht për këtë shkollë viteve të kaluara kishte ankesa të shumta për shkelje të marrëdhënieve nder njerëzore dhe menaxhim jo efikas të punës.

Mendoj se nuk është aspak i mirë edhe reagimi i kolegëve sepse kolegët e tij e kanë ditur se ai do të bëhet drejtor. Ai nuk ka rënë nga qielli. E kanë ditur se do të ketë emërim të drejtorit, ëhstë dashur vet ta rregullojnë ketë punë në këshillin e profesorëve dhe shkollës, ka organe ajo shkollë, nuk ka rënë nga qielli dhe kreu i Shkupit duhet të emërojë….

Me bojkotin e mësimit dhe me atë që më shumë do të vuajnë fëmijët asgjë nuk arrijmë, absolutisht asgjë. Rekomandimi im është të kthehen në shkollë, të vazhdojnë me mësim, mos ta futin politikën në arsim, edhe ashtu është shumë prezente, duhet që sa më shpejt politika të largohet nga arsimi- Vllado Dimovski, Qendra e Tolerancës Ndëretnike.

Protesta e profesorëve dhe nxënësve maqedonas është nxitur edhe pas disa postimeve në rrjetet sociale ku vendimin për emërimin e drejtorit shqiptar ishte vlerësuar si akt historik.

Melihate Rustemi

@tn.lajmelokale
@tetovanews