Ballina Kronika Shkon na 14 numri i atyre që humbën jetën në aksidentin e...

Shkon na 14 numri i atyre që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Llaskarcë

Është rritur në 14 numri i personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur duke rënë në humnerë. Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar për bilancin e ri të viktimave, ku sipas tij nga 14 të vdekur, 7 prej tyre kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, informon INA.

Sipas lajmeve jozyrtare autobusi që lëvizte nga Shkupi për në Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë të Shkupit ka dalë nga rruga pasi i ka plasur një prej gomave dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17.00. /INA

https://youtu.be/wFRUxF-HcfY

https://youtu.be/iJ-E1O5Tkgo

@tn.lajmelokale
@tetovanews