Ballina Aktualitet Lajme Shkarkohet Ramije Kurtishi, emërohet drejtor i ri në shkollën ekonomike në Tetovë

Shkarkohet Ramije Kurtishi, emërohet drejtor i ri në shkollën ekonomike në Tetovë

Shkolla e mesme ekonomike 8 shtator i në Tetovë, tanimë me drejtor të ri. Drejtoresha e shumë përfolur për rastin e Arjerta Veliut, pas skadimit të mandatit, nuk do të drejtojë më këtë institucion. Nga sot në vend të saj, ushtrues detyre është emëruar profesoresha Mirjeta Iljazi, e cila disa vite me radhë është e angazhuar në këtë shkollë si profesor në lëndët ekonomike.

Siç mëson televizioni Alsat, drejtoresha e deri tanishme Ramie Kurtishi, që nga kthimi në punë i profesoreshës Arjeta Veliu, nuk ka frekuentuar më zyrën e saj në shkollën ekonomike, me ç`rast edhe sektori për arsim i komunës së Tetovës, pas konsultimeve paraprake, ka vendosur që në vend të saj drejtor të shkollës të emërojë profesoreshën Mirjeta Iljazi.

Drejtoresha e deri tanishme e këtij institucioni arsimor, Ramie Kurtishi, në vitin 2013, largoi nga puna profesoreshën Arjeta Veliu, e cila sipas prononcimit të saj, u largua shkaku i bindjes së saj politike, dhe, edhe përkundër vendimeve të plotfuqishme gjyqësore nga drejtoresha në largim e ekonomikut, nuk kthehej në vendin e saj të punës.

Por pas sensibilizimit të rastit nga televizioni Alsat, ajo arriti të kthehet në punë, ndërsa drejtoresha në largim Ramie kurteshi për moszbatim të vendimit gjyqësor, është dënuar dy herë, ndërsa tani ndiqet edhe penalisht nga Prokuroria e Tetovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews