Ballina Aktualitet Shqipëri Shembet hotel “Miniri” tek Sheshi Skënderbej (VIDEO)

Shembet hotel “Miniri” tek Sheshi Skënderbej (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e djeshme nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në sheshin “Skënderbej” ka nisur puna për shembjen e hotel “Minirit”. Godina në fjalë ndodhet në krah të Pallati të Kulturës.

Mjetet e rënda të Bashkisë kanë filluar shembjen e objektit, të cilin Veliaj e ka konsideruar “Çibani i fundit”, ndërsa aty do të ndërtohet stacioni i autobusëve urbanë për qendrën e kryeqytetit.

https://youtu.be/DNLf5-tzJKo

Pronarët e hotelit të vendosur në zemër të kryeqytetit janë shpronësuar nga Bashkia e Tiranës me qëllim realizimin e projektit të sheshit “Skënderbej”.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare më 04 gusht 2018, janë 45 pronarë trualli apo ndërtesash që kanë marrë në total 189.259.610 lekë, ku përfshihet edhe “Hotel Miniri”.

“Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje! Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi ‘Skënderbej’ për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit”, shkruante Veliaj dje.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews