Ballina Bota SHBA, 24-vjeçari humb jetën nga cigarja elektronike!

SHBA, 24-vjeçari humb jetën nga cigarja elektronike!

Të vdesësh nga një cigare elektronike! Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen 24-vjeçari amerikan William Brown, nga Fort worth, në Texas, të cilit i shpërtheu cigarja elektronike, pak pasi e ndezi.

I riu kishte hipur në makinë, pak pasi kishte blerë cigaren në një dyqan të specializuar. Më pas ai u pa duke dalë nga makina teksa përpëlitej, i larë në gjak, i cili i rridhte nga qafa.

Siç zbuluan hetimet, një pjesë e cigares që kishte shpërthyer, e kishte prerë në fyt duke i shkaktuar plagën fatale. Ai qëndroi dy ditë në spital, ku dhe gjeti vdekjen.

Gjyshja e tij tregoi për mediat vendase se nipi nuk pinte duhan por se e kishte blerë cigaren elektronike për të lehtësuar dhimbjen që kishte nga një lloj astme, prej së cilës vuante prej vitesh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews