Roma ka vazhduar me formën e mirë në Serinë A italiane, teksa mbrëmjen e sotme ka mposhtur në një ndeshje të bukur Frosinonen me rezultatin 3-2.
Vendasit e Frosinones ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e pestë me Ciano, por brenda pjesës së parë kryeqytetasit përmbysën rezultatin me golat e Dzekos dhe Pellegrinit. U duk se Roma do të shkonte e qetë drejt tre pikëve, por në minutën e 80-të Pinamonti barazoi rezultatin në 2-2. Në minutën e 95-të ishte një gol tjetër i Dzekos që i dha fitoren përfundimtare 3-2.
Roma ruan vendin e pestë në klasifikim me 44 pikë. Seria A kryesohet nga Juventusi me 66 pikë, 13 më shumë se Napoli i vendit të dytë./Opinion.al
- Profil/ Kush është gazetari i RAI që nervozoi Ramën dhe lidhja e vjetër me Shqipërinë
- Kush mund ta blejë Tik-Tok?
- Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo (VIDEO)
- E trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re mjeku specializant i Spitalit të Traumës
- “S’është burrë, por çingije…”/ Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës: Do ta kuptojë shumë shpejt nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK