Ballina Aktualitet Opinione Saliu: Pse BDI duhet ta braktis koalicionin me LSDM-në?!

Saliu: Pse BDI duhet ta braktis koalicionin me LSDM-në?!

Urim Saliu

Zaev ka ardhe ne ate pike sa mendon se eshte me i forti i Maqedonise dhe ketu nis lundrimi i tij politik.Ai akoma mendon se drejtesia rri peng i shqiptareve qe ka ne qeverisje , por atij me te kerkuarit i iken pa gjurme dhe askush nuk dha llogari per ikjet spektakulare.Madje te kerkuarit e drejtesise shfaqen si ylla Holivudi nga Budapesti dhe japin intervista ne televizione publike.

Ka ardhe momenti kur Zaev mendon se e ka gjithe Maqedonine ,por poashtu eshte edhe nje moment i keq kur ai po shikohet ne te njejtat pasqyra te paraardhesve te tij kryeministra.Zaev s’ka rendesi cilen parti shqiptare e merr dhe cilen e heq nga qeveria sepse ne e dijme se cfare jane ne gjendje te bejne subjektet shqiptare .Do humben korridoreve .

Vetem fakti qe do zevendesohen disa parti me disa te tjera nuk eshte se do ndryshoje dicka .Por shenjat e nje kryeministri autokrat po shfaqen tashme ne horizont.Zaev mund te merr cilen parti shqiptare ne qeveri dhe ta deboje cilen te doje, por ai pika e pare ka humbur shqiptaret qe e votuan ate.Kur do ta humb edhe BDI-se qe pas kaq deshtimeve , ajo serish eshte forca me e madhe shqiptare , ai bashke me kete do humb edhe zgjedhjet presidenciale.

Prandaj eshte mire qe BDI -ta braktise LSDM-ne dhe rruget e tyre te ndahen per te pare se kush eshte me e forte me terrenin politik me pas. Do ishte mire qe BDI ta leshonte qeverine per ti treguar LSDM-se humbese ne zgjedhjet e fundit Parlamentare duke levizur gurre e mal per ta bere qeverine dhe ta sheh se sa ne te vertete eshte i forte ky kryeminister qe prane vetes mban figura te konsumuara te PPD-isteve dhe LSDM-isteve te dikurshem qe qendrojne ne prapaskene dhe qe i ka sistemuar ,dhe aq me teper kur ai taktizon me Kamcevska dhe deputete te regjimit te kaluar .

Ne tashme e kemi pare portretin e ketij kryeministri qe deshiron ne menyre perfekte ti merr dhe deboje nga qeverisja e tij partite shqiptare duke futur percarrjen mes shoqerise shqiptare dhe duke i bere ata te dehen pas pushtetit por jo te kene ndikim.

BDI do ishte mire qe ta braktiste qeverine dhe ta leshonte cilen do parti shqiptare te qeveriste , por ne ate qeverine tjeter qe do vije do jene edhe njerezit me te afert te Gruevsit.

Favori me i madh do ti behej Mickovskit sepse do hynte ne loje per presidencialet dhe braktisja e qeverise nga ana e BDI-se do e dergonte vendin paralelisht drejt zgjedhjeve te jashtezakonshme Parlamentare.

Zaev mos mendoje se ne listen e zeze te politikaneve ka vetem shqiptare qe vendin e kane ne Idrizove sepse ai ka plot ne partine e tij qe vendin e kane atje .

@tn.lajmelokale
@tetovanews