Ballina Kultura Refugjati që shkroi një libër nëpërmjet WhatsApp-it fiton çmimin më të madh...

Refugjati që shkroi një libër nëpërmjet WhatsApp-it fiton çmimin më të madh të letërsisë në Australi

Një azilkërkues dhe gazetar i burgosur për vite të tëra nga Australia në një ishull në Paqësor ka fituar çmimin më të madh të letërsisë në vend.

Behrouz Boochani, një kurd iranian, ka shkruar librin “Pa miq mes maleve”. Libri është dërguar me mesazhe, ndërsa ai ishte në burg. Libri fitoi Çmimin Viktorian për Letërsinë me vlerë 100 000 dollarë australianë. Po ashtu, i njëjti libër ka fituar Çmimin për Librin më të mirë jofiksion nga Victorian Premier’s Literary Awards, me vlerë 25 mijë dollarë australianë.

Boochani vijon të mbetet i burgosur në ishullin Manus në Papua Guinea e Re dhe nuk i lejohet hyrja në Australi. Kjo e fundit ka politika tepër strikte kur është fjala për azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet e saj.

Vetë Boochani thotë se ky çmim i ka krijuar një pështjellim ndjesish. “Në njëfarë mënyre jam i lumtur sepse ia dola të kem vëmendje dhe shumë njerëz janë ndërgjegjësuar për situatën time. Kjo është gjë e mirë. Por nga ana tjetër më duket sikur nuk kam arsye të festoj, pasi kam shumë miq që vuajnë në këtë vend me mua”, thotë ai për BBC.

Libri është shkruar gjatë kohës që Boochani ndodhej në burg dhe i është dërguar nëpërmjet Ëhatsapp-it përkthyesit të tij, Omid Tofighian.

“WhatsApp është si zyra ime”, tha ai. “Unë nuk shkruaja në letër sepse në atë kohë rojet çdo javë ose çdo muaj do të kontrollonin dhomën. Unë isha i shqetësuar që mund të humbasja shkrimet e mia, kështu që ishte më mirë për mua ta dërgoja atë që shkruaja”.

Boochani, i cili u arrestua së pari në vitin 2013, pasi mbërriti me varkë nga Azia Juglindore. Ai është bërë zëri më i njohur brenda sistemit australian të ndalimit jashtë kufijve të Australisë.(TemA TV)

Loading...