Ballina Aktualitet Lajme Pronari i “Durmo Tours”: Autobusi ishte në rregull, shoferi e ka humbur...

Pronari i “Durmo Tours”: Autobusi ishte në rregull, shoferi e ka humbur kontrollin (VIDEO)

Pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, në një deklaratë për televizionin “24 Vesti” thotë se autobusi i cili është rrotulluar ku humbën jetën 14 persona ka qenë teknikisht mirë, por thotë se shoferi e ka humbur kontrollin ndaj vetvetes, njofton Portalb.mk.

Ai në deklaratë thotë se të punësuarit në kompani janë dëgjuar në telefon me shoferin dhe ai për ata i ka zbuluar arsyet e fatkeqësisë, gjegjësisht se e ka humbur kontrollin ndaj vetvetes derisa e ka drejtuar autobusin.

“Personi përgjegjës në “Durmo Turs” ka kontaktuar me shoferin pas aksidentit. Ai ka thënë se ka qenë në vetëdije dhe se e ka humbur kontrollin, në pyetjen e dytë nëse e ka humbur kontrollin ndaj autobusit ose ndaj vetvetes, shoferi ka thënë se e ka humbur ndaj vetvetes. Sipas të gjitha gjasave për shkaqe shëndetësore. Autobusi ka lëvizur rreth 200 metra, nuk ka as shenja të frenimit as reagim të vozitësit”, thotë Beluli.

Ai ka shtuar se ndjen përgjegjësi morale dhe se e ndanë dhimbjen bashkë me familjen e viktimave.

“Ata ishin anëtarë të familjes sonë, me vite kanë udhëtuar me ne. Në Gostivar me të gjithë njihemi. Thellë na vjen keq, jemi të tronditur dhe në shok”, thotë pronari i kompanisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews