Ballina Argëtim Jetë & Stil Prifti bie në dashuri, braktis kishën për një grua

Prifti bie në dashuri, braktis kishën për një grua

“Prej një viti jam i dashuruar me një grua dhe tani dua të jetoj me të një marrëdhënie në çift dhe të ndërtoj familje”. Me anë të kësaj letre Don Federico Sorrenti, 41 vjeç, prej dy vitesh prift në një provincë të Torinos ka njoftuar peshkopin se tashmë kërkon ta heqë rrobën fetare për të jetuar një histori dashurie, që kishte lindur pak nga pak në zemrën e tij.

Ka qenë peshkopi ai, që i është dashur të ndajë me besimtarët gjatë meshës së të shtunës, lajmin e largimit, sikurse bën me dije Corriere Della Sera.

“Në letrën që më ka shkruar ai më thotë që ju kërkon ndjesë për kohën dhe mënyrën se si arriti në këtë vendim dhe i falënderon të gjitha ata që kanë bashkëpunuar. E shoqërojmë me lutje duke i kërkuar Zotit kurajo dhe qetësi për këtë zgjedhje tyë re jete”, tha peshkopi./ M.B

@tn.lajmelokale
@tetovanews