Ballina Kronika Pollog – Policia vë në pranga katër persona

Pollog – Policia vë në pranga katër persona

Punonjësirt e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, ditën e djeshme (20 shkurt), rreth orës 14 e 30 minuta, në fshatin Bogovinë e Tetovës, kanë naluar veturën e tipit “Opel Corsa”, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 22-vjeçari A.Xh. nga Dobridolli, kurse në veturë si bashkëudhëtarë kanë qenë personat Xh.I. 26-vjeç dhe O.M. 28-vjeç, të dy nga fshati Gradec, njoftojnë nga policia

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre janë gjetur substanca të ndaluara.
Tre personat janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Nga policia poashtu njoftojnë se mbrëmë (20 shkurt), rreth orës 21 e 45 minuta, në fshatin Banjicë e Poshtme e Gostivarit, është privuar nga liria 40-vjeçari R.J. nga Gostivari, tek i cili është gjetur substancë e ndaluar dhe për shkak të dyshimit për “Prodhimit ilegal dhe lëshimit në përdorim të substancave të ndaluara”, është mbajtur në stacionin policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.

Arrestohet 32 vjeçari nga Tetova, policia i gjenë heroinë në shtëpi

Punonjësit e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, pardje ngaj ora 11 e 20 minuta deri në ora 20.00, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 32-vjeçarit I.H. nga Tetova.
Gjatë bastisjes, realizuar me urdhër të gjykatësit, është gjetur substancë e ndaluar.

Gjësendet e gjetura janë sekuestruar për ekspertizë, kurse I.H. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

LEXO LAJMIN E PLOTË:

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews