Ballina Bota Përplasja e madhe/ Gjermanët dhe francezët: Islami bie ndesh me vlerat tona

Përplasja e madhe/ Gjermanët dhe francezët: Islami bie ndesh me vlerat tona

Kreu i Kishës katolike, Papa Françesku ka zhvilluar takimin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa është takuar në një takim historik me imamin e madh të Al Azharit, sheikun Ahmed Muhamed Al Tajed.

Papa mbajti në Abu Dhabi atë që praktikisht është mesha e parë papnore në gadishullin Arabik, vendlindjen e Islamit.

Por në një kohë kur kreu i Kishës, është ofruar me Islamin, popullsia e Gjermanisë dhe Francës e shohin me shumë skepticizëm islamin si fe.

Gati gjysma e francezëve dhe gjermanëve besojnë se Islami bie ndesh me vlerat e tyre kombëtare.

Studimi, është realizuar nga “YouGov” ndërsa është përfshirë edhe SHBA e Britania e Madhe.

Në SHBA është më i ulët numri që mendon se islami bie ndesh me vlerat kombëtare, konkretisht 36%, ndërsa në Brtani mendojnë njëjtë 38%.

Gjithashtu në Britani të Madhe ishte numri më i lartë i atyre që mendojnë se islami përshtatet me vlerat kombëtare, përkatësisht 24%./ I.M-Dritare.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews