Ballina Aktualitet Sociale Pavarësia e Kosovës, humanisti i njohur dhuron 17 shtëpi për të varfrit

Pavarësia e Kosovës, humanisti i njohur dhuron 17 shtëpi për të varfrit

Humanisti dhe themeluesi i shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati, para disa ditësh njoftoi se me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të dhurojë 17 çelësa banesash për familjet në nevojë.

Ai sot ka bërë të ditur se tanimë i ka gati çelësat që do t’i dorëzojë për familjet e përzgjedhura.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka publikuar foto të 17 çelësave, duke thënë se po gëzohen 17 familje të reja.

“Dhurimi i 17 palë çelësave për nder të 17 shkurtit. Po gëzohen 17 familje me banesa te reja”, njoftoi ai.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews