Ballina Aktualitet Rajoni Parlamenti grek miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Parlamenti grek miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Me 153 vota pro dhe 140 kundër, parlamenti grek miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Pas miratimit në Parlament, Greqia do të duhet të njoftojë zyrtarisht Maqedoninë se ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Me këtë hyn në fuqi edhe Marrëveshja e Prespës.
Pas ratifikimit të Protokollit nga Parlamenti grek, fillon edhe përdorimi zyrtar i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duhet ta miratojnë 28 vendet anëtarë të NATO-s.

@tn.lajmelokale
@tetovanews