Ballina Bota Papa Françesku i pari që viziton gadishullin Arabik

Papa Françesku i pari që viziton gadishullin Arabik

Papa Françesku mbërriti në Abu Dhabi, për një vizitë tre-ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas zbritjes nga avioni, Papa u prit në një dhomë nderi nga princi i kurorës Bin Sayed dhe u përshëndet nga imami i madh i Al Azhar, Al-Tayyeb. Gjatë vizitës, është planifikuar një meshë në natyrë në të cilën do të marrin pjesë rreth 135 mijë besimtarë.

Në fund të ceremonisë së shkurtër në aeroport, Papa u nis me imamin e madh drejt rezidencës për miqtë e shquar të Emirateve, ku ai do të qëndrojë gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews