Ballina Bota Papa dhe imami i madh nënshkruajnë “premtimin historik të vëllazërisë” në Emiratet...

Papa dhe imami i madh nënshkruajnë “premtimin historik të vëllazërisë” në Emiratet e Bashkuara Arabe (VIDEO)

Papa Françesku ka bërë thirrje për rrezikun e të ashtuquajturave ‘lajme të rreme’ dhe u ka paralajmëruar të rinjve të mos mashtrohen nga propaganda apo paragjykimet në një fjalim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një udhëtim i tillë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është i pari i një Pape që ka vizituar Gadishullin Arabik.

Vizita e tij 40-orëshe në Emiratet do të shohë 135,000 ndjekës të vendosur për të festuar një Meshë Papnore nesër në një shfaqje të rrallë të adhurimit të krishterë në rajonin me shumicë myslimane.

Sipas mediave, Papa Françeskut i është bërë një pritje madhështore në Abu Dhabi sot në fillim të vizitës së parë papnore në Gadishullin Arabik.

Papa 82-vjeçar u përshëndet nga një mbikalim ushtarak që “zvarriste” tymin e verdhë dhe të bardhë të flamurit të Vatikanit.

Në ceremoninë e mirëpritjes, Françesku takoi princin e fuqishëm të Abu Dhabit, sheikun Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Gjithashtu bëhet e ditur se Papa dhe imami i madh i al-Azhar kanë nënshkruar një deklaratë historike të vëllazërisë, duke bërë thirrje për paqe midis kombeve, feve dhe racave, përpara një audience globale të udhëheqësve fetarë nga krishterimi, islami, judaizmi dhe besimet e tjera.

Papa Françesku, kreu i katolikëve në botë dhe sheiku Ahmed al-Tayeb, kreu i sallave më prestigjioze të mësimit të Islamit Sunit, arritën në ceremoninë në Abu Dhabi, në një simbol të vëllazërisë ndërfetare.

Dokumenti zotohet se al-Azhar dhe Vatikani do të punojnë së bashku për të luftuar ekstremizmin.

Duke pretenduar të jetë në emër të “të gjitha viktimave të luftërave, persekutimit dhe padrejtësisë”, ai paralajmëron kundër një “lufte të tretë botërore”.

Në fjalimin e tij të hënën mbrëma – komentet e tij të para publike gjatë udhëtimit tre-ditor – ai e mirëpriti “mundësinë për të ardhur këtu si besimtar për paqen … Ne jemi këtu për të dëshiruar paqen, ne jemi këtu për të promovuar paqen, instrumentet e paqes”.

“Dhuna, ekstremizmi apo fanatizmi nuk mund të justifikoheshin kurrë në emër të fesë”, tha ai. Ai gjithashtu kërkoi që liria fetare “të mos kufizohet vetëm në lirinë e adhurimit”, duke shtuar se drejtësia të “qëndrojë në anën e të varfërve”.

Ndërsa Shejh Tayeb, i cili iu drejtua Papës si “vëllai im i dashur”, tha se miliona myslimanë kishin paguar çmimin për veprimet e “një grushti kriminelësh” pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews