Ballina Top Lajm Pagat e kryeministrave të Ballkanit, ja sa paguhen Rama, Zaev dhe Haradinaj

Pagat e kryeministrave të Ballkanit, ja sa paguhen Rama, Zaev dhe Haradinaj

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Kosovës Ramush Haradinaj rezultojnë ndër kryeministrat më të paguar në rajonin e Ballkanit duke llogaritur pagat e tyre në raport me pagën mesatare të qytetarëve të dy vendeve përkatëse, Ndërkohë që paga mesatare e qytetarëve renditet e fundit në rajon.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore rezulton se kreu i Kryeministri i Shqipërisë mer 1700 euro në muaj në një kohë që paga mesatare e qytetarëve është 344 euro. Vendin e parë për sa i përket pagës më të lartë në rajon e mban Ramush Haradinaj, i cili ka një pagë prej 2950 eurosh.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka pagën më të ulët në rajon prej vetëm 1 mijë euro, e ndjekur nga kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç i cili paguhet 1.130 euro.

Por vlen të theksohet se paga mesatare e malazezëve rezulton më e larta në rajon e cila është 751 euro duke lënë pas Serbinë, Bosnje Hercegovinën apo Maqedoninë.

Ndër të tjera, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare (FMN), që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.

Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106.

Pagesat e Kryeministrave:

Ramush Haradinaj 2950 euro

Edi Rama 1700 euro

Zoran Zaev 1300 euro

Dusko Markovic 1130 euro

Ana Brnabiç 1000 euro

Pagat mesatare në rajon

Mali i Zi 751 euro

Maqedonia 533 euro

Serbia 516 euro

Kosova 416 euro

Shqipëria 334 euro

@tn.lajmelokale
@tetovanews