Ballina Aktualitet Shqipëri “O Spiropali, a do bëjmë film bashkë?”/ Pankarta me ironi në marshimin-protestë...

“O Spiropali, a do bëjmë film bashkë?”/ Pankarta me ironi në marshimin-protestë (FOTO)

Shoqëria Civile dhe qytetarë të thjeshtë ka dalë sot në protestë rreth një javë pas publikimit të skandalit për keqpërdorimin e një të miture në shkollën “Rilindja” të Kavajës. Nuk mungon as ironia dhe satira në pankartat që mbanin në duar të rinj, të reja dhe qytetarë të ndryshëm.

Thumbime kishte edhe për zëdhënësen e qeverisë dhe njëherazi ministren e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

Siç duket edhe nga fotot, një prej vajzat aktiviste të Shoqërisë Civile mban në duar një pankart ku shkruhet: “O Spiropali, a do bëjmë një film bashkë?” Ironitë plasën pas deklaratës së Spiropalit se gjëra të tilla ndodhin kudo dhe se bëhen edhe filma.

Më poshtë, me foto, të gjitha mesazhet e marshimit-protestë:

@tn.lajmelokale
@tetovanews