Ballina Argëtim Nusja ia plas vajit sapo fillon prerjen e tortës, kupton se…(VIDEO)

Nusja ia plas vajit sapo fillon prerjen e tortës, kupton se…(VIDEO)

Shina Tamayo nga Filipinet, ka nisur të qante kur preu tortën e dasmës dhe kuptoi përbërjen të cilën e kishte shtresa e parë.

Së bashku me bashkëshortin, nusja i kishte paguar planifikueses së dasmës afro 2,500 euro, për ushqim dhe dekorime.

Mirëpo, gjatë ceremonisë mungonte ushqimi dhe pijet, teksa torta me dy kate ishte një mashtrim. Ata u detyruan të vizitojnë një restorant në afërsi, ky blenë oriz, mish dhe ushqime tjera që t’i shërbejnë mysafirët.

E mërzitur për shërbimin e dobët, nusja nuk mundi të përmbahej në momentin e prerjes së tortës, kur situata u përkeqësua në ekstrem.

Shtresa e parë e tortës ishte tërësisht nga stiropori i mbuluar me një shtresë kremi.

Për shkak të këtij mashtrimi, planifikuesja u arrestua, ndërsa në stacionin policor shkuan të dëshmojnë edhe të porsamartuarit që ende kishin veshjet e dasmës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews