Ballina Argëtim Kuriozitete Një panterë e zezë fotografohet në Afrikë për herë të parë pas...

Një panterë e zezë fotografohet në Afrikë për herë të parë pas 100 vjetësh

Një leopard jashtëzakonisht i rrallë është fotografuar në Afrikë nga një britanik për herë të parë pas një shekulli. Në fotografitë e rralla të shkrepura natën, leopardi ka dalë të gjuajë prenë.

Will Burrad-Lucas është fotografi 35 vjeçar i cili pati shancin të shkrepë fotot muajin që shkoi në Kampin e Egër të Kenias Laikipia. Kamera e tij është e ndjeshme ndaj lëvizjeve dhe mund të detektojë kafshët kur ndodhen aty.

Edhe pse ishte errësirë, kamera arriti të shkrepë imazhe të qarta të panterës. Panterat e zeza janë krijesa ikonike e të rralla, dhe shumë pak foto të panterave reale ekzistojnë. Ato mund të jenë luanë, tigra, leopard ose jaguarë të cilët kanë melaninë të tepërt, e për pasojë pellushi i tyre është i zi./E.L

@tn.lajmelokale
@tetovanews