Ballina Aktualitet Sociale Një inxhinier i ri ka shpikur strehëzat me kosto të ulët për...

Një inxhinier i ri ka shpikur strehëzat me kosto të ulët për të pastrehët

Dimri është një nga kohët më të vështira të vitit, veçanërisht për njerëzit e pastrehë që nuk gëzojnë privilegjet që kanë shumë prej nesh. Njerëzit me pak fat duhet të përballen çdo mbrëmje me temperaturat dhe kushtet klimatike që mund të jenë vdekjeprurëse. Një inxhinier francez i cili kujdeset për këtë situatë ka krijuar një sërë strehimesh të lehta për përdorim, të ngrohta, të papërshkueshëm nga uji dhe me kosto të ulët, të cilat mund të zgjidhin këtë problem shoqëror…

Vitet e fundit si kurrë më parë, në gjithë Evropën gjatë dimrit ka patur temperaturat rekord dhe kushte të tmerrshme klimatike që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme pothuajse kudo. Kur ndodhin këto situata të jashtëzakonshme, problemi i njerëzve të pastrehë që përballen me këto emergjenca bëhet gjithnjë e më shqetësues. Një inxhinier francez Geoffroy de Reynal ka dhënë një ide gjeniale, duke menduar për një zgjidhje që mund të përballojë këtë fenomen.

Ai ka projektuar atë që e quan “Iglou”, strehëz që ndërtohet lehtë dhe e përshtatshme për një person. Këto strehimore janë bërë prej shkume polietileni të mbuluara brenda nga një shtresë alumini dhe për këtë arsye janë në gjendje të izolojnë veten nga i ftohti i jashtëm me një temperaturë të brendshme prej së paku 15°C më të lartë. Përveç kësaj, Iglou thith dhe mban ngrohjen brenda trupit, në mënyrë që i ftohti të mos ndjehet edhe në netët më të ftohta. Këto janë gjithashtu të dizajnuara, që të pastrehët të jenë më të sigurt nga pjesa tjetër, pasi së fundi janë bërë protagonistë të dhunës dhe abuzimeve pa arsye.

Qëllimi i projektit është t’u japë këtyre njerëzve një moment intimiteti, gjë e cila deri më sot është e panjohur për ta dhe një pamje ngushëlluese të asaj që në përgjithësi ta jep vetëm një çati mbi kokë. Ato janë krejtësisht të padepërtueshme, të riparueshme dhe të riciklueshme: nëse janë të pista, është e mundur të lahen pa rrezikun më të vogël të dëmtimit të tyre. Faza eksperimentale e projektit ishte një sukses i madh: gjithnjë e më shumë njerëz dëshironin ta provonin komoditetin e Iglou dhe nuk donin të ndaheshin më.

Puna që duhet bërë është ende e madhe, ëndrra e Geoffroy është të krijojë një strehë më të madhe me një hapësirë të rezervuar për dush: për momentin gjithçka mbetet një ëndërr, pasi për realizmin e tyre nevojiten fonde. Do të ishte mirë nëse një nismë si kjo do të ndërmerrej edhe në vendet e tjera ku emergjenca e pastrehëve është gjithmonë e më e madhe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews