Ballina Aktualitet Kultura Një egjiptian fiton Sanremon, reagon edhe Salvini (VIDEO)

Një egjiptian fiton Sanremon, reagon edhe Salvini (VIDEO)

Një egjiptian si fitues festivalit të Sanremos duke se e ka ndarë në dy pjesë publikun Italian.

E përveç publikut, që në fakt i ka dhënë fitoren 27-vjeçarit Mahmood, në qëndrime kontradiktore kanë hyrë edhe personazhe të njohur publikë.

Në një postim në tuiter, prezantuesja Elisa Isoardi shkruan se takimi i kulturave të ndryshme gjeneron bukuri.

Ndërkohë miku i saj i dikurshëm, Ministri i Brendshëm Italian Mateo Salvini i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj të hujave, ka shkruar se do të zgjidhte një këngë tjetër.

“Mahmood…………… mah………… kënga më e bukur italiane?!? Unë do kisha zgjedhur #Ultimo, ju çfarë mendoni??”.

I gjykuar për faktin se është bir i një babai egjiptian, Mahmood është shprehur se është 100% Italian, pasi nëna e tij është nga Sardenja dhe ai është lindur në Milano.

“Unë jam një djalë italian 100%. Ajo që këndoj është vetëm një kujtim i fëmijërisë sime”. Mahmood, ka thënë se është gati të marri pjesë në Eurovision, një e drejtë që i lind fituesit të Sanremos./ M.B

@tn.lajmelokale
@tetovanews