Ballina Aktualitet Lajme Në pasaporta në kufi filloi të vendoset vula me emrin “Republika e...

Në pasaporta në kufi filloi të vendoset vula me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Vulë me emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar të vendoset në pasaportat gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti në vendkalimet kufitare, në pajtim me zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës, thonë nga MPB-ja, njofton Koha.

Kjo masë, e cila është pjesë e planit të Grupit punues ndërdikasterial për kryerjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Prespës, filloi të zbatohet prej dje. MP, në pajtim me vendimin e Grupit ndërdikasterial, obligohet t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për zbatim të zgjidhjes në periudhën kalimtare deri te krijimi i supozimeve teknike për lëshimin e dokumenteve të reja të udhëtimit.

Lëshimi i pasaportave të reja duhet të fillojë nga fundi i vitit 2019, ndërsa në periudhën kalimtare MPB-ja gjatë daljes dhe hyrjes në vendkalimet kufitare në dokumentet ekzistuese dhje të rejave do të vendosin vulë, që do të sqarojë se dokumentet e udhëtimit i takojnë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pasi që Maqedonia edhe zyrtarisht e ka marrë notën verbale greke se ks përfunduar ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës dhe të Protokollit për anëtarësim në NATO, Qeveria në Shkup bëri të ditur se zyrtarisht fillon zbatimi i emrit të ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndërrimi i dokumenteve të udhëtimit me emrin e ri të shtetit do të jenë në barrë të qytetarë.

MPB menjëherë duhet ta fillojë procedurën për furnizimin e dokumenteve të reja të udhëtimit. Dokumentet e vjetra mbesin në vlefshmëri deri te skadimi i afatit teknik të konfirmuar me Marrëveshjen e Prespës, dhe kjo është pesë vjet. Kjo do të thotë se secili qytetar në suaza të procedurës së rregullt kur do ta ndërrojë pasaportën, do ta marrë të riun dhe do ta paguajë çmimin i cili është i rregullt për ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews