Ballina Kronika Ndjekje si në filma në Dobrosht të Tetovës: Policia tregon detajet e...

Ndjekje si në filma në Dobrosht të Tetovës: Policia tregon detajet e arrestimit të të dyshuarve për vepra penale

Efektivët e policisë së Tetovës, duke kryer aktivitete operative në Dobrosht të Tetovës, pardje kanë vënë re një makinë të parkuar të tipit “Fiat”, me targa të Tetovës, ku ndodheshin personat me inicialet N.M., 28 vjeç dhe A.I., 19 vjeç. nga fshati Zhillçe, pastaj ndodhi ndjekja si nëpër filma.

Së pari drejt makinës u afrua një person i panjohur, i cili pastaj ia dha vrapit duke hedhur nëpër rrugë qeset e substancës së ndaluar, të cilat u gjetën dhe u morën për ekzaminim.

Dy personave që ndodheshin në makinë iu vunë prangat dhe u ndaluan në stacionin policor në Tetovë, kurse nga liria u privua edhe 54-vjeçari H.S. nga Dobroshti, i cili pengoi efektivët e policisë në kryerjen e detyrës.

Pas zbardhjes së rastit do të pasojnë paditë adekuate./TetovaNews

https://youtu.be/4BzVSGxVXZY?list=PLwDxg3Iu5-JshjBUeWdYd_F2VWWHqmgoo

https://youtu.be/LJxOmihIuFo

@tn.lajmelokale
@tetovanews