Ballina Sport Ndërron jetë ish-futbollisti (FOTO)

Ndërron jetë ish-futbollisti (FOTO)

Ish-lojtari i QPR Matthew Brazier ka vdekur në moshën 42-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Mesfushori ka dalë nga akademia e QPR dhe ka përfaqësuar klubin në Premier League dhe Championship. Brazier është diagnostikuar me kancer në marsin e 2016 dhe të martën është ndarë nga jeta.

“QPR njofton me keqardhje ndarjen nga jeta të ish-lojtarit Matthew Brazier, i cili ka vdekur në moshën 42-vjeçare pas luftës së guximshme me kancerin.

“Matthew ka luajtur te QPR nga viti 1995 deri 1998. Ngushëllime familjes dhe miqve të tij,” shkruhet në deklaratën për shtyp të klubit.

Brazier u largua nga QPR dhe kaloi një periudhë të shkurtër te Fulham më 1998, më pas u huazua te Cardiff.

Loading...