Ballina Aktualitet Kultura Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, nesër në orën 14:00 përcillet në...

Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, nesër në orën 14:00 përcillet në banesën e fundit

Mbrëmjen e sotme u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare një penë e artë e publicistikës shqiptare, publicisti dhe skenaristi i shquar Kiço Blushi.

Gazetarët, analistë e politikanë kanë shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për këtë humbje, ndërsa familja ka njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet nesër më 9 shkurt.

“Në ora 14:00 zhvillohet ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të të ndjerit KIÇO BLUSHI në varrezat e Sharrës. Nisja nga banesa pranë ish-Hotel Arbana (aktualisht Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë pritja mbas varrimit do të zhvillohet tek restorant Piazza, mbas Muzeut Kombëtar!

“Familja pret vizita tek restorant Piazza në 11:00-13:00 dhe 17:00-20:00 nga data 10 shkurt deri në 17 shkurt!”, shtohet më tej.

@tn.lajmelokale
@tetovanews